E hëna dhe e marta do të kenë reshje shiu kryesisht në pjesën veriore dhe qendrore të vendit, por moti nuk do të jetë i tillë në ditët pasardhëse.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë javës së ardhshme do të ketë rritje temperaturash veçanërisht gjatë mesditës.
Parashikimi nga SHMU:
Më poshtë po ju njohim se si do të jenë kushtet meteorologjike për javën që presim.
Ditën e hënë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Ditën e martë reshjet e shiut me intensitet të ulët do të prekin pjesën veriore dhe lokalisht atë qendrore të vendit deri në orët e mesditës.
Ditën e mërkurë orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.
Ditën e enjte dhe të premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Era do të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut 2-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre, ditën e martë dhe të enjte, do të fitojë intensitet deri në 20m/s.
Në fushën termike pritet rritje graduale e temperaturave, më e ndjeshme në vlerat e mesditës.
Gjatë javës do të kemi parashikime më të specifikuara.