Kryeministri Rama, me anë të një lidhje live në rrjete sociale, ka një mesazh për të gjithë qytetarët.
Pas shtimit të numrit të lartë të rasteve në vendin tonë kryeministri Rama ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse nuk do të zbatojnë protokollet apo rregullat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë atëherë do t’i rikthehemi karantinës.
Më tej ai liston edhe tre vendime të marra së bashku me ekspertët.
Fjala e kryeministrit Rama:
Është e kot të ju përsëris sa herë ju kam thënë se Covid është një armik i rrezikshëm.
Nuk i vë dot faj askujt prej jush që u mërzit dhe nervozua nga ajo mbyllje e madhe kujtdo që donte të kthehej në normalitet.
Nuk i vej dot faj askujt atyre të cilëve që në politikën e tyre “hip se të vrava zbrit se të vrava” dhanë një shembull të keq me fjalët dhe tubimeve
Kur vendosëm të hapim çdo gjë ishim të sigurt që hapja do të sillte këtë gjë, por bëmë gjënë e duhur, duke bërë protokollet e duhura.
Jam dakord me të gjithë ata që donin kthimin në normalitet ditë pas ditë e javë pas jave.
Kemi zgjedhur me vetëdije rrugën e këshillimit dhe mirëkuptimit dhe jo të ndëshkimit apo të mbylljes të bizneseve që nuk respektojnë një për një rregullat.
e kemi ditur dhe thënë që numrat do të rriteshin, gjëja më normale dhe që po ndodh faktikisht të gjitha vendeve
Ashtu si ju kemi kërkuar të kuptoni nevojën për një solidaritet në zbatimin e rregullave.
Unë nuk kam ndryshuar mendim, ekonomia bie dhe ngrihet të vdekurit nuk ngjallen
Për bukën e gojës nuk ka vdekur askush në Shqipëri, por një mbyllje tjetër do të ishte dërrmuese për Shqipërinë dhe burimet e rimëkëmbjes.
Nëse vazhdojmë kështu fatkeqësisht do të na duhet të rimbyllemi dhe do të na duhet të vuajmë atë që morëm nga mbyllja e parë.
Por as në mendje s’dua ta çoj në mendje sepse e di që s’do shkojmë deri aty sepse vet e kemi në dorë.
Numrat janë shqetësuese por janë ende nën kontroll, gatishmëria jonë vazhdon të rritet me shtimin e investimeve dhe mjeteve por ama fati i kësaj lufte vendoset nga qytetarët jo bluzat e bardha.
Mbi të gjitha vendoset nga distancimi social. Pasi kam folur gjerë e gjatë me ekspertët po ju bëj me dije:
1: Nuk do të lejojmë asnjë lloj grumbullimi, qoftë edhe politik.
Liria e lëvizjes është e garantuar por grumbullimet se më shumë se numri i lejuar nga protokollet e sigurisë nuk do të lejohen më. Policia e Shtetit do të bëjë detyrën pa bërë asnjë dallim dhe kush merr pjesë në grumbullime se sa numrat e lejuara do të penalizohet individualisht.
2:Bizneset nuk do të tolerohen më nëse nuk zbatojnë protokollet e siguris, veç gjobave rrezikojnë heqin
3: Qytetarët do të lëvizin rregullisht por edhe ata do të penalizohen nëse kapen në shkelje të rrëgullave në hapësirat e përbashkëta publike
Kështu nuk vazhdohet më tutje, nëse nuk duam të vrasim me papërgjegjshmërinë.