Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ka komentuar rritjen e numrit e rasteve me Covid në vendin tonë.
Në një intervistë për Fax news, ai është shprehur se shtimi i rasteve ka ardhur si pasojë e vetë pakujdesisë së qytetarëve.
Ndër të tjera, Kalo theksoi se mos-respektimi i rregullave, grumbullimi i qytetarëve nëpër festa apo dhe në ceremoni mortore, si dhe qarkullimi i një virusi të ri në të gjithë botën kanë ndikuar në rritjen e rasteve.
I pyetur për mundësinë e një karantinë të dytë, Kalo thotë se karantinimi do t’i stresonte dhe dëmtonte më shumë nga ana psikoligjike njerëzit.
LEXO EDHE: “Shikojnë vdekje terrorizuese”/ Goxhaj nxjerr detajet e forta: Ja pse nuk ju lejohet telefoni pacientëve në spitalet Covid
“Të karantinohesh është kollaj, por ta mbash si duhet karantina është pak e vështirë. Është më e mira që njerëzit të ndërgjegjësohen. Është më e mira që njerëzve t’iu ofrohet shërbimi i duhur në spitale dhe ambulanca, sesa të izolohen. Kjo për arsye se stresi psikologjik që shkakton karantina është më i dëmshëm sesa stresi që kanë të semurët,” tha ndër të tjera Kalo.