Netflix shënoi një rritje prej 5.4% në çmimin e saj të aksioneve të enjten, në të njëjtën ditë tha se do të rriste çmimet mujore të abonimeve.
Netflix do të rrisë çmimet e saj mesatarisht për 8%, sipas FBR & Co, me një mesatare prej $ 10.16 në muaj për përdoruesit.
Aksionet e kompanisë u mbyllën në 194.42 dollarë.
Duke filluar nga muaji nëntor, çmimi për planin premium të Netflix-it, do të rritet nga $ 2 deri në $ 13.99 në muaj. Plani standard i Netflix-it do të rritet me $ 1 në muaj deri në $ 10.99. Plani i tij “basic” do të mbetet i pandryshuar në $ 7.99 në muaj.
Analistët e ekonomisë shprehen se ndryshimet në paketat e Netflix, do të rrisin efikasitetin e shërbimit streaming. Gjithashtu, parashikohet se platforma do të sjelli risi të tjera vitin e ardhshëm./IMA/