Koronavirusi i njohur ndryshe si COVID-19 ka krijuar probleme dhe në përdorimin e internetit ndërkohë që kompanitë përgatiten për të shmangur një “black-out”.
Përdorimi i internetit përmes Vodafone, është rritur me 50% në disa shtete të Evropës teksa shumicat e kompanive i kanë dërguar puonjësit për të punuar nga shtëpia. Familjet gjithashtu janë futur në shtëpi duke parë televizion por dhe platforma streaming “Netflix” raporton The Guardian.
Interneti është rritur mjaft në përdorim gjatë periudhës së karantinës dhe nga fëmijët të cilët aksesojnë materialet edukative, luajtja e lojërave por dhe shikimi i filmave dhe televizionit.
Por ky përdorim në masë i internetit ka krijuar dhe probleme globale përsa i përket shpejtësisë. Shumicat e ISP-ve janë gjendur të papërgatitura për përballimin e kësaj situate, çka ka bërë që ofrimi i shërbimit të dobësohet.
Probleme gjithashtu kanë hasur dhe kompanitë IPTV, të cilat kohët e fundit po marrin një përdorim mjaft të gjerë në mbarë botën. Italia e cila po përballet me pandeminë e CoVid-19 me numrin më të madh të viktimave në Evropë, është ndër shtetet që ka patur një ulje të cilësisë së shërbimit.
Ndërkaq Bashkimi Evropian u ka kërkuar kompanive që transmetojnë me cilësi të lartë, që në mënyrë që të gjithë të kenë askses në Internet të transmetojnë shërbimin me cilësi stabël. Dhe të transmetojnë vetëm kur është e nevojëshmë në HD (1080p). Netflix gjithashtu është dukue u angazhuar në thirrjen që i ka bërë unioni i evropës.
Edhe në Shqipëri po shihen probleme me shpejtësinë e internetit. Në një pyetje të IMA në faqen e Facebook ka rezultuar se pothuajse 90% e të ndjekësve që janë përgjigjur kanë patur probleme me shpejtësinë e internetit./IMA/