Gazetari Bledi Strakosha ka kritikuar emisionet si “Telebingo”, që edhe pse ka kohë që transmetohet në televizion vazhdojnë me të njëjtin format dhe skemë si vite më parë.
Strakosha tregon se prej vitesh televizioni shqiptar frymëzohet ende nga televizionet italiane dhe një gjë që nuk i pëlqen aspak tek “Telebingo” është fakti se vajzat rrinë gjatë gjithë kohës në këmbë dhe nuk bëjnë asgjë.
“Nëpër ‘game show’ ekzistojnë akoma por ama kanë një dinjitet tjetër. Tek “Telebingo” për shembull ne kishim ato vajzat që rrinin në këmbë tërë kohës. Nuk duhet të jetë ashtu. Si në Shqipëri dhe në Itali vazhdojnë të transmetohet ajo qasja që është mashkulli i pari pastaj femra që qëndron krah tij si plotësuese. Ato u rrijnë në krah, më falni që po e shpreh kështu por kështu po më vjen, si debile, pra që nuk kanë asnjë pozicion”, është shprehur gazetari.