Një helikopter është rrëzuar në Alpet Franceze, ditën e djeshme ku si pasojë kanë humbur jetën pesë nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit. Sipas BBC, helikopteri i rrëzuar ishte në pronësi të kompanisë “Service Aerien Français”, e cila merret me operacione të kërkim-shpëtimit dhe shërbime tjera ajrore në mbarë Francë.
Sakaq, shkaqet e aksidentit janë ende të paqartë, por zyrtarët thonë se ngjarja tragjike mund të jetë shkaktuar nga moti i keq.
Ndërkohë, sipas autoriteteve, helikopteri i tipit “Eurocopter EC135” ishte duke transportuar një ekip të kërkim-shpëtimit në një mision trajnues, kur u rrëzua nga një lartësi prej 1.800 metrash.