Bie akuza e Prokurorisë së Tiranës ndaj Francesco Becchetti, themeluesi i Agon Channel, rreth pastrimit të parave.
Në një vendim të Prokurorisë së Tiranës pranë gjykatës së shkallës së parë, nuk është ngritur asnjë akuzë rreth pastrimit të parave. Ai është akuzuar për veprat penale “Falsifikim të dokumentave të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë” , “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, “Krijim të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Pastrimin e produkteve të veprës penale “.
Francesco Becchetti është një nga investitoret më të mëdhenj Italian në Shqipëri. Shumica e aseteve që ky biznesmen zotëron në Shqipëri janë sekuestruar përfshirë këtu edhe Agon Channel.
IMA / J. Kasaj