Ermal Meta dhe Fabrizio Moro ishin kandidatë për të fituar festivalin e Sanremos me këngën “Non mi avete fatto niente”, por direkt pas performancës së tyre u përhap lajmi se kënga e tyre ishte e kopjuar nga kënga e Ambra Calvani-t dhe Gabriele De Pascali-t, “Silencio”. Të dyja këngët mbajnë të njëjtin autor, dhe kjo solli edhe gjithë aludimet se dyshja do të skualifikohej.
Por vetëm pak minuta më parë në një deklaratë për shtyp, zv.drejtori i Rai1 sqaroi se dyshja Meta-Moro do të vazhdojnë garën.
“Autori i dy këngëve është i njëjtë dhe ai ka deklarua se mund të risjellë një këngë të njëjtë, të ripunuar. Për këtë arsye Ermali dhe Fabrizio do të vazhdojnë garën dhe nuk ka asnjë rrezik për eliminimin e tyre”, përfunoi Claudio Fasulo.
E tani që u konfirmua se këngëtari shqiptar do të vazhdojë garën, nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese!
Burimi: Rai News/Perkthimi: anabel.al