Një projekt-ligj i paraqitur në parlamentin turk do të vendosë të gjitha platformat digjitale të transmetimit video nën kontrollin e agjencisë shtetërore të rregulltatorit të Turqisë, shkruan gazeta Sözcü.
Ligji i propozuar do të kërkojë çdo kompani të licencuar që dëshiron të transmetojë nëpërmjet internetit të sigurojë një licencë të veçantë nga Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit (RTÜK).
Kompanitë që nuk janë në gjendje të marrin licencë ose që kanë revokimin e licencës së tyre, mund të mbyllen me urdhër të një gjykate brenda 24 orëve dhe pa seancë gjyqësore.
Nëse miratohet, ligji mund të ndikojë në mediat sociale, si dhe në transmetuesit tradicionalë të internetit si YouTube dhe Netflix.
Propozimi sinjalizon një përpjekje për të shtrënguar më tej censurën në Turqi, sipas anëtarit të RTÜK, İlhan Taşçı. Sözcü citoi paralajmërimin e Taşçit se ligji do të përfshijë tërësisht mediat sociale dhe do të ishte një “goditje” ndaj lirisë së komunikimit, e cila mbrohet në kushtetutën turke.
Zëvendëskryeministri Bekir Bozdağ mohoi se qëllimi i propozimit ishte të censuroj faqet e internetit.