Prej disa ditësh dyqanet e rrobave bëjnë pjesë te kategoria e bizneseve të lejuara.
Ata kanë hapur dyert për klientët por me një protokoll të veçantë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Mësohet se përveç protokollit standart jeshil, që u publikua të shtunën e-albania, ka ndarë tashmë edhe rregullat specifike për këto dyqane. Kështu, tashmë është e ndaluar provimi i rrobave në dyqane, pasi kjo përbën rrezik infektimi.
“Prova e rrobave në kontakt fizik direkt me lëkurën duhet evituar. Prova rekomandohet të kryhet mbi rrobat ekzistuese kur është e mundur. Pas blerjes rroba duhet larë patjetër fillimisht e pastaj duhet veshur”,-thuhet në rregullore.
Për më shumë informacion viyitoni e-albania.al