Në puntatën e parë të podcast-it të ri “Ku ke humbur?” të Jonida Aliçkollit, u rikthye një figurë e dashur dhe e rëndësishme e muzikës shqiptare – Ardian Kurtolli, i njohur ndryshe si Fugaa. Ky artist, i cili pushtoi skenën muzikore shqiptare rreth 14 vite më parë me hite dhe bashkëpunime me emra si Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata, u largua papritur nga showbiz-i, duke lënë një boshllëk të madh.
Në një intervistë të ngjyrosur me emocione të thella, Fugaa tregon për herë të parë arsyet e largimit të tij nga muzika dhe skena publike. Ai zbuloi se në fund të vitit 2011, mamaja e tij u diagnostikua me kancer, dhe ai vendosi të ndërpriste të gjitha aktivitetet e tij për t’u kushtuar plotësisht asaj. “Nëna ime vdiq 4 ditë pas një koncerti që unë kisha,” rrëfeu ai, duke shprehur ndjenjat e tij të thella dhe momentet e vështira që ka përjetuar.
Pas një periudhe të gjatë të trishtimit dhe rikuperimit, në vitin 2012, Fugaa vendosi të rikthehej në jetën dhe punën e tij. Megjithatë, kthimi i tij nuk ishte drejtpërsëdrejti në fushën e muzikës, por ai zgjodhi të orientohet drejt marketingut.
Gjithashtu, ai ndau me publikun se tashmë jeton në Gjermani dhe prej 8 vitesh është në një martesë të lumtur. Ky ndryshim i drejtimi në karrierën dhe jetën e tij ka qenë një hap i rëndësishëm për artistin, i cili përkundër largimit nga skena, ka mbetur një figurë e dashur dhe e respektuar në muzikën shqiptare.
Intervista e Fugaas në “Ku ke humbur?” ka sjellë një pasqyrë më të plotë të jetës dhe rrugëtimit të tij, duke e bërë të qartë se ndonëse është larguar nga muzika, ai ka arritur të ndërtojë një jetë të re të mbushur me lumturi dhe sukses jashtë vendit të tij.