Shoqja e ngushtë e 15-vjeçares së abuzuar nga roja i shkollës ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti. Ajo tha se gjithmonë e ka inkurajuar shoqen që ta denonconte Abaz Dogun.Vajza tha se roja i shkollës rrinte te tualeti i vajzave dhe bënte sikur mbushte kovat me ujë. Po ashtu ka treguar dhe historinë e saj vetjake, se si në klasë e bullizonin sepse ishte e dobët në mësime dhe vinte nga një familje me gjendje të vështirë ekonomike.
“Kur shkonim në banjo, e gjenim aty. Bënte sikur mbushte kovat me ujë dhe prisnim që të dilte ai dhe pastaj të hynim ne. Me mua ai s’ka arritur të abuzojë, sepse u largova nga shkolla që në klasë të 7. Më pas në shkollë janë vendosur kamera.
Nuk flisja me mësuesit, sepse mësuesit nuk na dëgjonin aq shumë. Gjithmonë na kanë ofenduar. Mendonin se ishim të dobët. Unë jam bullizuar nga vajzat e shkollës, jam ofenduar sepse vij nga një familje me gjendje të vështirë ekonomike. Gjenin difektet e mia të vogla dhe më shanin, tha ajo.