Ajo u bë e njohur nga roli i saj i ëmbël si Sadhna në telenovelën Bidai por nga ana tjetër që prej regjistrimit të kësaj telenovele në jetën e aktores kanë ndodhur probleme të ndryshme. Martesa e parë e saj me Ali Merchant shkoi drejt divorcit për shkak të disa fotove intime që ajo ka realizuar me të dashurin aktual, Paras Chhabra. Jeta reale e Sara Khan (Sadhna) është shëndërruar me jetën e ngjashme të një telenovele, për shkak të situatave dramatike të krijuara për të deri më tani.
Sara që pas rolit të saj si Sadhna, ka vendosur që të përzgjedhë me kujdes projektet e radhës. Për të Bidai ka qenë një ndër telenovelat që i ka dhënë shtysë dhe e ka bërë më të fortë për të qenë pjesë e roleve të ndryshme. Aktualisht ajo është shprehur se ndihet e lumtur për projektet në të cilat është e angazhuar, duke përmendur këtu show-n Yeh Hai Aashiqui, i cili po i dhuron ide krijuese dhe kënaqësi.
Interpretimi i radhës i aktores ka të bëj me fenë me anë të së cilit kërkon të sensibilizoje shoqërinë për një marrëdhenie dashurie mes dy personave që nuk kanë të njëjtin besim. Aktorja është shprehur:
“Unë besoj fort se dashuria është një emocion i mjaftueshëm për një djalë dhe një vajzë për të qenë sëbashku, pavarësisht fesë apo besimit që mund të kenë. Që nga fëmijëria unë kam ndjekur gjithmonë zemren time. Fillimisht prindërit e mi ishin konservator për zgjedhjet e mia, por më pas unë kam arritur të ndryshoj mendimin e tyre. Në të njëjtën mënyrë shpresoj që në episodin tim të ardhshëm Yeh Hai Aashiqui të bëj të mundur ndryshimin e mendimit konservator të indianeve”.
Sara më tej vazhdimisht citon se është shumë e rëndësishme që një martese të bëhet me personin e zemrës dhe jo për të përmbushur një detyrim. Ajo vlerëson shumë bukurinë e brendëshme shpirtërore të partnerit, pasi sipas saj kjo është një pjesë e rëndësishme që i shton personalitet mashkullit. Respekti dhe natyra e dashur ndaj të tjerëve janë cilësi që të bëjnë të admirosh dikë, por më e rëndësishme për aktoren është se mashkulli që kërkon të ketë në krah duhet ta përkedhelë atë dhe ta trajtoje si një princeshë.
Më tej aktorja ka rrëfyer se nuk kërkon të shfajsohet në lidhje me imazhin e guximshëm të saj apo në lidhje me mënyrën se si vishen femrat, pasi kjo nuk tregon gjë tjetër veçse analfabetizem të një personi. Sara Khan thotë se askush nuk ka të drejtë të gjykojë një person në bazë të pamjes që mund të ketë.
Rubrika Novelas mundësohet në bashkëpunim me ISA