Gazetari investigativ Marin Mema, ka pranuar mbrëmjen e sotme se është kërcënuar disa herë për shkak të karrierës dhe emisioneve të tij.
Mema tregoi se ka marrë kërcënime në forma të ndryshme, por edhe kërcënime ballë për ballë.
Ai nuk preferoi të tregonte emrin e ndonjë personi që e ka kërcënuar, ndonëse tregoi në emisionin “Shiko Kush Luan” se është munduar të reagojë në mënyrë civile.
“Po patjetër, pofesioni i ka edhe kërcënimet. Eksperienca të bën t’i kalosh, do përpiqesh aty për aty t’i përpunosh, të reagosh në mënyrë civile, t’i përtypësh disa gjëra, sepse jo gjithmonë kërcënimet janë nëpërmjet telefonit. Ka edhe kërcënime fizike dhe mua më ka ndodhur shumë herë gjatë jetës.
Nëse do shkelja diçka, do bëja diçka të gabuar, natyrisht që do stepesha, por nëse jam për të drejtën dhe të vërtetën s’kam pse ndalem, s’kam pse të kem frikë”, theksoi gazetari./