Aida Shtino është një nga gazetaret më të mira në televizionet shqiptare, prej një kohe të gjatë, ajo është shkëputur nga ekrani duke provokuar pakënaqësi tek ndjekësit e “Njerez Të Humbur”, të cilët prej gati dy vitesh presin rikthimin e emisionit. Në një intervistë për gazetën “Paloma”, Aida shprehet se do të kthehet së shpejti në ekran me një cikël të ri, edhe pse gazetarja nuk jep detaje se në cilin ekran do të rikthehet, por thotë se do të shihemi së shpejti…!
E pytur se pse kjo shkëputje kaq e gjatë nga ekrani, ajo shprehet:
“Jo për fajin tim, për për fajin e atyre që menduan se “Njerëz të humbur” nuk duhej të ishte më pjesë e ekranit”!
Gazetarja gjithashtu shprehet se po përgatitet për një projekt të ri, ku do të shohim Aidën në ekran!
E pyetur që pse udhëton shpeshë herë në Austri, Aida thotë: “Atje jeton djali im, dhe si çdo nënë kam dhe unë merakun tim për t’i qënduar pranë djalit.
Përsa i përket jetës personale Aida thotë se jeton vetëm, dhe nuk jep më shumë detaje.