Prej 9 Janarit në Tv Klan ka nisur seriali më i ri i titulluar “Rrahje zemre”. Një prodhim i vitit 2017-2018, me aktoren shumë të preferuar që e kemi parë në role të mëparshme si “Kuzey Guney”, “Diamantë dhe dashuri”, etj, të cilën e shikojmë në rolin e një doktoreshe shumë simpatike, Ejlyl Erdem. “Rrahje zemre”, duket se që tani ka filluar të rrëmbejë zemrat e publikut.
Drejtori i Programacionit në Tv Klan, Albert Dumani ishte i ftuar në emisionin “Rudina” nga ku tha se edhe pse ka vetëm pak ditë që shfaqet në ekran seriali është shëndërruar në më të ndjekurin dhe më të pëlqyerin.
“Jemi në episodin e 11-të. Këto seri janë pritur shumë mirë. Drama është shumë e bukur pasi bëhet fjalë për një vajzë, nëna e së cilës vret veten kur ajo ishte adoleshente. Pas dramës së humbjes së nënës ajo nuk mësonte dhe babai i saj e braktis dhe e çon tek nëna e tij, tek gjyshja. Nisur nga sëmundja e gjyshes ajo vendos të bëhet doktoreshë dhe përpiqet fort që të jetë e suksesshme. Vite me vonë Ejlyl fillon punë në një spital dhe është kolege pikërisht me profesorin e saj, po ashtu bashkë me ta është edhe një tjetër vajzë që dashuron Aliun. Personazhi kryesor Ejlyl është punësuar në spitalin ku humbi jetën gjyshja e saj dhe kërkon të gjejë fajtorët. Po ashtu shoqja e shkollës së Ejlyl punon po në të njëjtin spital dhe vazhdon këmbëngul që do të bëjë për vete doktorin, madje planifikon edhe të martohet me të”, tha Dumani./tvklan.al