ITALI- Familja shqiptare, e përfshirë në sherrin që degjeneroi në dhunë me gazetarin e “Striscia la Notizia” ka treguar për mediat italiane se e vërteta nuk është ajo që ka treguar Brumotti. Familja Sinjari ka zgjedhur të flasë përmes avokatit mbrojtës, Enrico Nan.
“Klientet e mi nuk kanë dashur të thonë të vërtetën e ngjarjes për mediat, por një gjë është e sigurtë: Gjërat ndodhën ndryshe nga sa ka treguar Brumotti”, tha avokati, i familjes Sinjari, Petritit dhe dy fëmijëve të tij, që të martën u përfshinë në sherr me Vittorio Brumotti dhe të atin e tij, Claudio dhe dy persona të tjerë të stafit të gazetarit.
Sipas avokatit, gjatë sherrit u dhunua edhe vajza e familjes shqiptare. “Klientët e mi nuk janë të dhunshëm, por tre persona që punojnë e jetojnë në Itali prej 20 vitesh. E mbi të gjitha e bija e Petrit Sinjarit ka pësuar gjatë kësaj zënke disa plagë e një goditje të fortë në gjoks”, thote ai.
Avokati ka shtuar se per interes te klienteve te tij “jemi duke përgatitur një padi që do ta dorëzojmë ditën e shtunë tek autoritetet e drejtësisë italiane, shoqëruar me një rindërtim të detajuar të zhvilllimit të kësaj ngarjeje”. Ai ka shtuar se në favor të shqiptarëve vlen të përmendet fakti se ata nuk ia kanë mbathur, por “janë prezantuar në rajonin e policisë së qytezës së Borghetos ku kanë denoncuar ngjarjen duke u vënë në dispozicion të forcave të rendit.”
(m.k/BalkanWeb)