Ka përfunduar edicioni i 15-të i festivalit “Netët e Klipit Shqiptar”, ku si klipi i më i mirë për këtë vit është vlerësuar “Për me pas nji roze”, nga këngëtarja Rozana Radi.
Si çdo vit edhe këtë herë “Netët e Klipit Shqiptar” ka ardhur në formën e një eventi të realizuar nga “Deliart Assosiation”, ku janë ndarë edhe çmime të tjera bazuar në komponentë të ndryshëm.
Klipi fitues është realizuar nga “Pro Video”, ndërkohë që gjatë fjalës së saj Radi falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e në veçanti aktorin Leart Vasili, i cili është pjesë e klipit. Në këtë event kanë marrë pjesë emra të njohur të showbizit shqiptar dhe ndërkohë janë vlerësuar më çmime artistët dhe produksionet e mëposhtme.
Çmimet e “Netët e Klipit Shqiptar”
Debutuesi më i mirë
“Mos hesht” Eliza Markiq
Imazhi më i mirë në Klip
“Për me pas nji rose”
Montazhi më i mirë
“Pa mua” Eranda Libohova
Grafika më e mirë
“Gangsta Love”
Interpretuesi më i mirë mashkull
Devis Xherahu
Interpretuesja më e mirë femër
Anxhela Peristeri
Çmimi Special i jurisë
Eranda Libohova
Çmimi i medias
Orgesa Zaimi
Çmimi Deliart Asosacion
Jeta Faqolli
Klipi më i mirë Rock
Edmond Mancaku
Fabula më e mirë
Neki Emra
Dueti më i mirë
Alban Skënderaj
Kamera më e mirë në klip, regjia më e mirë
“Era”
Produksioni më i mirë
Dafina Zeqiri
Muzika qytetare
Irma Libohova
Çmimi i publikut
Vullnet Ibrahimi
Marrë nga Express