Përveç pjesëmarrësve shpesh është komentuar edhe për ata që refuzuan ftesën nga BBV-ja.
E së fundi emri i këngëtares Rozana Radi, po përmendet për refuzimin që ajo ka bërë ndaj produksionit të Big Brother VIP.
Vet këngëtarja e ka bërë të ditur këtë përmes një përgjigje që ajo ka dhënë ndaj ndjekësve në Instagram.
“Po, për shkak të angazhimeve të shumta që kam jashtë, e kisha të pamundur të isha pjesë e Big Brother’, thuhet në postimin e këngëtares.