Rozana Radi është një ndër personazhet publikë që gjithnjë ka përfaqësuar një fermë të fortë. Ajo ka treguar ndër vite se punon fort për jetën e saj, por njëkohësisht ngre zërin dhe për të drejtat e vajzave dhe grave. Pas gjithë kësaj lufte, fshihet një rrugëtim jo i lehtë, një pjesë të së cilit, Rozana e ka treguar dhe me një shkrim të fundit në Instagram.
Ajo ka rrëfyer momentet e dhimbshme në jetë, ku është përballuar me humbjen e prindërvë në një moshë delikate e më pas, i është dashur të përballojë gjithçka e vetme. Momentet e lumtura të saj janë cënuar sërish nga fakti që është personazh publik dhe është gjithnjë në vëmendjen e “gazetarëve” që ndërhyjnë dhe prishin gëzime.
“Kam patur ditë kur nuk mund të paguaja as një paketë cigare, por ja kam dalë e vetme sepse kam menduar gjithmonë me zemër duke mos ja zgjatur dorën askujt.”- ka përfunduar Rozana meditimin e saj.