“Dance with me” kurorëzoi mbrëmjen e së hënës fituesin e edicionit të parë të këtij superspektakli që për 12 javë mbajti të mbërthyer teleshikuesit dhe shënoi rekorde audience për televizionin Klan.
Publiku votoi që çmimin e madh të edicionit të parë të “Dance with me” në televizionin Klan ta fitojë Sabriu dhe Rozana, ndërsa çmimi Albtelekom shkoi për Oltën dhe Devisin.
Të eliminuarit e mbrëmjes ishin Mariana dhe Erandi, Xhensila dhe Elgiti dhe Astriti dhe Ilda, të cilët u eliminuan në sfidat përballë konkurentëve në natën finale.
Mbrëmja finale shënoi një rekord audience dhe u shoqërua me surpriza, argëtim e nota të larta spektakli. “Dance with me” do të kthehet shtatorin e ardhshëm në edicionin e dytë në televizionin Klan.
Tv Klan