Një natë plot emocion dhe surpriza në shtëpinë e “Big Brother Vip” për Rozën. Pasi ndau një rrëfim të ndjeshëm rreth jetës së saj dhe një aborti që bëri së fundmi, Roza u surprizua me një vizitë të veçantë nga nëna e saj, Rita Lati.
Takimi emocional u zhvillua në dhomën e ndenjes ku Rita u takua me të gjithë banorët e shtëpisë, duke shkëmbyer batuta dhe përqafime të ngrohta. Momentet mes lotësh dhe qeshje të ngrohtë treguan lidhjen e thellë dhe mbështetjen familjare që ekziston mes Rozës dhe nënës së saj.