Prej disa kohësh ishte njoftuar nga RTV Ora dhe Roza Lati se, në median në fjalë do të nisë një reality show ku e bukura përballet me zgjuarsinë. Gjithashtu u zbuluan edhe emrat e prezantueseve, Roza Lati dhe “blerja” më e re e RTV Ora, Xhesi Muçaj.
Mëngjesin e sotëm Roza i habiti të gjithë nëpërmjet një postimi në Instagram ku lajmëroi se është tërhequr nga projekti për arsye personale.
Blitz.al mëson ekskluzivisht se vendi i parashikuar në moderim të Roza Latit do t’a zërë një tjetër prezantuese e këtij televizioni, Rudina Dembacaj.
Reality Show “Dy Botë” ka nisur nga puna dhe nis trasmetimin nga muaji Prill i këtij viti.