Moderatorja e njohur, Roza Lati ka qënë pjesë e mbrëmjes së sotme në Top Show, ku është diskutuar pikërisht mizoria ndaj kafshëve, nisur nga inserti i rënë i publikuar paraditen e së Mërkurës, ku një adoleshent masakronte në mënyrë çnjerzore një qen.
E njohur për kohë tashmë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, dhe veçanërisht qenve, Roza gjatë transmetimit të materialit të rëndë nuk i ka mbajtur dot emocionet ku është përfshirë në të qara.
Tema e vrasjes së kafshëve dhe keqtrajtimit të tyre mund të jetë një ndër temat më të përfolura të javës ku për shkak të materialit të publikuar në fjalë, kanë reaguar shumica e personazheve publik./IMALBANIA.COM/