Në çështjen Meridian-Luiz është përfshirë edhe Roza Lati. Ndonëse në fjalimin që mban nuk dallohet qëndrimi i saj dhe duket sikur po përpiqet të jetë ndërmjetësja mes tyre.
Luizi sapo doli nga “BBV” u shpreh se Ramçajn nuk e njihnte dhe nuk i pëlqeu fakti që ai kishte vetë-marrë rolin e menaxherit të tij.
Ndër të tjera në reagimin e saj Roza tha se Meridiani kurrë nuk ka thënë se është menaxheri i Luizit, thjesht e ka mbështetur si të gjithë.
Reagimin e Latit me video e ka ripostuar më pas edhe vetë Meridiani në Instagram-in e tij duke shkruar:
“Faleminderit Roza Lati që je një nga të paktat që kë këllqe të thuash të vërtetën duke mos u frikësuar nga komentet histerike. Gabimi dhe gënjështra nuk mund të mbulohen qofshin në familje, shoqëri apo marrëdhënie pune”.