Roza Lati është pa dyshim një nga vajzat më të lirshme të showbizz-it shqiptar dhe jo pak herë deklaratat e saj bëjnë “zhurmë”. Prej disa vitesh tashmë, e kemi parë në moderimin e programit “Why Not”, në ekranin e RTV Ora.
Megjithatë, duket se këtë vjeshtë, Roza ka vendosur të mos jetë pjesë e këtij televizioni. Me nisjen e sezonit të ri, janë publikuar disa nga promot e emisioneve, dhe vihet re mungesa e “Why Not”. Ndaj, në mediat rozë flitet për largimin e Rozës. As vetë ajo nuk ka mohuar asnjë thashethem, madje këto ditë po shijon ende pushimet.
Këtë vjeshtë nis edhe seriali “Nina”, pjesë e të cilit është edhe moderatorja, krah aktorëve si: Olta Daku, Raimonda Bulku, Besmir Bitraku, Erjona Kakeli e të tjera emra të njohur. Personazhi i saj quhet Xhizelandia, shkurt Xhi, siç ka treguar vetë Roza në Instagram-in e saj.
“Nina” është xhiruar gjatë pandemisë dhe do të transmetohet së shpejti në Radio Televizionin Shqiptar.