Serialet turke në ekranet shqiptare po vërtetojnë që po korrin sukses vit pas vit dhe kanalet shqiptare po i sjellin me shumicë për audiencën. Edhe pse kushtojnë shumë më shumë se serialet amerikane apo latine, siç duket ia vlen të transmetohen.
Në ekranin e Vizion Plus prej kohësh transmetohen dy seriale turke, të cilët kanë patur një sukses relativisht të madh, duke sjell edhe përfitime të mira prej reklamave. “Lugina e Ujqërve” dhe “Karadayi” kanë qenë dy investime që kanë rezultuar të shikuara dhe që publiku pavarësisht avancimit të kohës vazhdojnë t’i ndjekin, sidomos “Karadayi”, i cili ka mbretëruar gjithmonë në prime time të martave dhe të mërkurave. Megjithatë, Vizion Plus ka vendosur të bëj një ndryshim në transmetimin e këtyre serialeve. Historitë e dhimbshme të viteve ’70 me “Karadayi” do të vijnë nga kjo e hënë në acces prime time nga e hënë në të premte. Ndërsa “Lugina e Ujqërve” zhvendoset në prime time të martave e të mërkurave dhe të shtunën në 20:05.
Duke parë suksesin reciprok të dy serialeve me bindje themi që “Karadayi” do të rikthej suksesin e viteve më parë të Vizion Plus në 20:05, duke e rimarr sërish nga TV Klan në konkurencë me “Shtëpiake të Dëshpëruara”. Por, pak skepticizëm me “Lugina e Ujqërve” në prime time, e cila të themi të drejtën nuk është se ka kapur pritshmëritë maksimale që pretendoheshin. Gjithsesi, të martave mendohet se do te jetë më sipër se “Shtëpiake të Dëshpëruara”, të cilat kanë rezultuar gjithashtu një dobësi në “TV Klan”, në krahasim me serialet e transnsmetuara më parë nga ky televizion.
IMA / S. Dema