Këngëtarja e njohur, Rosela Gjylbegu ishte e ftuara e moderatores Ermira Çausholli në emisionin “E ardhmja është vajzë”.
Në një bashkëbisedim mjaft të ngrohtë, Rosela ka folur si rrallëherë për të atin e saj të ndjerë.
“Nuk është kurrë e lehtë të flasësh për momente të vështira. E konsideroj humbjen e babait tim si humbjen time më të madhe, 8 vite më parë Shumë herë njerëzit më thonë je shumë e fortë sepse unë papritur zura një pozicion që duhet të isha e fortë për nënën time, për vëllezërit e mi, e fortë për familjen. Isha ajo që u përballa me të gjitha etapat e sëmundjes së tim eti dhe nuk ka qenë asnjë moment i lehtë”, – u shpreh këngëtarja.
Më pas shton: “Por siç thotë një shprehje, ti e kupton sa i fortë je derisa nuk ke asnjë rrugë tjetër. Ky është një nga momentet që ka shënjuar jetën time dhe pavarësisht se koha kalon, është një mungesë që nuk e zëvendëson dot asgjë, por mundohem t’i jap forcë vetes duke e konsideruar të pranishëm sepse ashtu e ndiej në çdo moment të jetës sime”