Megjithëse prej vitesh është pjesë e ekraneve shqiptare me muzikën e e saj, këngëtarja shkodrane Rosela Gjylbegu e ka rujatur me fanatizëm jetën e saj private.
Por së fundmi ajo ka surprizuar ndjekësit e saj me një postim në rrjete sociale.
Këngëtarja ka ndarë një foto në Instatsory ku shihet krah partneri të saj e buzëqeshur. Foton, Gjylbegu e ka shoqëruar me dy zemra, megjithatë nuk e ka bërë të ditur emrin e partnerit të saj.
Artistja e njohur kohëve të fundit nuk ka qenë aktive në projektet e saj të reja muzikore. Momentalisht ajo duket se është e fokusuar ndaj punës në administratën shtetërore, profesion që tashmë Rosela e ushtron prej më shumë se dhjetë vitesh.
Prej kohësh Rosela punon në një institucion ku ka të bëjë me politikën. “Jam mjaft e angazhuar. Kur më kanë pyetur a jam ndjerë ndonjëherë e joshur nga politika jam shprehur gjithmonë jo. Më pëlqen puna që bëj. Është e mbushur plot dinamizëm dhe energji. Më pëlqen të bëj një jetë të ngarkuar me veprimtari”, tha këngëtarja disa kohë më parë.
Në një intervistë të dhënë, këngëtarja shprehu pakënaqësinë e saj në lidhje me muzikën dhe cilësisë që artistat sjellin ditën e sotme. Sipas Gjylbegut muzika sa vjen dhe po përkeqësohet, materialet që sillen përçojnë dhunë apo agresitivitet.