Ronela Hajati është një nga vajzat më të komentuara të showbizit shqiptar, ajo ka tërhequr gjithnjë vëmendjen me stilin e veçantë që ka në videoklipe dhe këngë ndërsa edhe jeta e saj private nuk ka mbetur pa u komentuar.
Ronelën të gjithë e njohin si këngëtare, por mesa duket ajo e ka nisur karrierën në televizion si prezantuese.Këtë e ka zbuluar vetë Ronela me një video të postuar në Instagram ku shfaqet në moshën 10 vjeçare duke prezantuar një emision për fëmijë.
Me këtë video Ronela ka vërtetuar edhe një herë që ka lindur për të qenë në skenë, jo vetëm si këngëtare, por edhe si prezantuese./xing.al