Ka vendosur të lërë sfidën e kërcimit ditën që ky ‘shoë’ do të niste. Këngëtarja Ronela Hajati shpjegon në intervistën e dhënë për “Vip Pages”, arsyet që e larguan nga ky ‘shoë’. Sipas saj, e gjitha ishte një kapriço e organizatorëve me trupën e balerinëve profesionistë. Kjo ka bërë që Ronela ta braktisë garën pas largimit nga puna të balerinit të saj, Dionit. “Mund ta konsideroj një dështim, në spektakël mungonin shumë yje”, shprehet këngëtarja, teksa e pyesim për natën e parë të “Dancing Ëith The Stars”. Kjo nuk e ka bërë që të heqë dorë nga sfidat e kërcimit, përkundrazi, Ronela shprehet se edhe pse është zhgënjyer nga kjo eksperiencë, vitin tjetër do të provojë sërish t’i tregojë publikut një nga aftësitë e saj më të mira, kërcimin.
Vendosni të shkëputeni nga “Dancing Ëith The Stars”, pikërisht ditën që ky spektakël do të niste, përse morët këtë vendim?
Dua të saktësoj që unë nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjë njeri, si nga stafi ashtu edhe me balerinët. Konflikti ka qenë mes organizatorëve dhe balerinëve. Kjo bëri që unë të hiqja dorë nga shfaqja.
Atëherë përse vendosët të tërhiqeshit?
Vetëm dy ditë para se të niste “Dancing” ka pasur një debat mes 6 balerinëve dhe organizatorëve. Ne kishim lënë provat gjenerale në orën 5 dhe unë së bashku me Dionin, balerinin tim, ishim në ambientet e “Vizion Plus” që në 5 pa çerek. Kur shkuam atje, pamë që gjithçka ishte një rrëmujë e vërtet dhe na lajmëruan që provat do t’i linim të nesërmen, pasi nuk kishim mundësi atë ditë. Unë së bashku me shumë të tjerë aty, përfshi edhe balerinët u larguam dhe vijuam punët tona që i kishim shkëputur pikërisht për provat. Pas një ore na telefonojnë dhe na thonë që ‘ejani se do të bëjmë provat’. Shumë prej nesh, përfshi unë dhe Dionin nuk mundëm, pasi kishim vijuar me punët tona dhe nuk kishim sesi të ktheheshim. Ajo që u është thënë balerinëve, jo mua është “o hajdeni tani, ose do t’ju përjashtojmë nga spektakli”. Kjo ka bërë që të 6 balerinët të mos ktheheshin dhe si pasojë të humbisnin vendin e punës.
Ndikoi kjo që ju të linit garën, pa e nisur ende atë?
Patjetër që po. Unë kisha të paktën një muaj që punoja me Dionin dhe vetëm dy ditë para provave ma hoqën si balerin. Nuk kisha sesi për dy ditë të filloja nga e para me një balerin tjetër, që mbi të gjitha nuk më pëlqeu. Kjo bëri që dhe unë të tërhiqesha nga gara. Nuk po prisja këtë ‘shoë’ për t’u bërë e famshme dhe ta shfrytëzoja deri në fund. O do të dilja aty dhe të shkëlqeja ose do të bëja atë që bëra, të tërhiqesha. Kam një lidhje shumë të fortë me kërcimin, kam kërcyer që e vogël. Gjithashtu në performancat e mia kam pasur koreografi të mirëfillta, nuk mund të më linin aty me një balerin që nuk më përballonte dot. Balerini i ri që më sollën kishte një fizik të vogël, e sigurt që ai as nuk më mbante dot në krah me trupin që unë kam. U përfol në media se shkaku i largimit tuaj dhe të balerinëve gjithashtu ishin pagesat… Jo, kjo nuk është e vërtetë. E gjitha kjo ishte një kapriço e organizatorëve dhe s’kishte lidhje me paratë aspak.
A patët përplasje me producenten kur i komunikuat largimin tuaj?
Nuk kishte përse të kishte një përplasje. Dua të sqaroj se unë Holta Dulakun e kam njohur vetëm 2 ditë para shfaqjes. Ftesa më ka ardhur nga Ardi Asllani dhe i thashë po, sepse di që kam aftësi të mira në kërcim. Kur mora vesh për largimin e balerinit tim, i komunikova stafit largimin tim. Natyrisht që reagimi i parë ishte që ta rimendonim dhe njëherë vendimin tonë dhe të qëndronim në garë, por unë e kisha vendosur tashmë. Megjithatë, pas gjithçkaje që ndodhi, unë vazhdoj të mbetem mikeshë si me Holta Dulakun, ashtu edhe me pjesën tjetër të stafit.
Si e ndoqët puntatën e parë të “Dancing Ëith The Stars”, ia dolën edhe pse me disa mungesa?
Natës së parë i mungonin shumë elementë. Mbi të gjitha aty mungonin balerinët profesionistë. E ndoqa nga shtëpia dhe mund ta konsideroj si një dështim, të paktën nata e parë. Ndoshta ndodh që më vonë të përmirësohet.
Tashmë që ju s’jeni më pjesë e lojës, për kë bëni tifo?
Për Evi Reçin. Edhe asaj i ndodhi pak a shumë ajo që më ndodhi dhe mua, i larguan balerinin dy ditë para shfaqjes dhe i sollën një tjetër. Unë shpresoj shumë që të jetë ajo e cila do të triumfojë në fund.
A ju erdhi keq që nuk mundët të ishit në konkurrim?
Të them të drejtën po, dhe shumë. Madje, dy ditët e para dhe kam qarë me idenë që nuk do të mund të isha pjesë e një spektakli që e kisha ëndërruar gjatë. E dija që nëse unë do të merrja pjesë, padyshim që do të kisha dhënë ‘shoë’ për të gjithë publikun dhe e konsideroja veten si konkurrente potenciale. Për fat të keq nuk bëra dot një kompromis të tillë që të isha pjesë e “Dancing”. Ronela nuk është keq të dalë në ekran që të pranoj dhe të tilla dalje publike jo të mirë organizuara.
U penduat që nuk i thatë po ftesës së Vera Grabockës për të qenë tek “Dance ëith me”?
Nuk jam penduar për asgjë. E gjitha kjo natyrisht që më ka prekur, por s’mund të them se jam penduar.
Të hënën në mbrëmje cilin spektakël do të ndjekë Ronela, “Dance ëith me”, apo “Dancing Ëith The Stars”?
Të hënën në mbrëmje unë do të jem një publik për të dyja spektaklet. Do përpiqem t’i shikoj të dy dhe të shijoj performancat e çifteve pjesëmarrëse. E thashë edhe më sipër nuk jam hatërmbetur ndaj askujt.
A do t’ju shikojmë vitin tjetër në spektaklet e kërcimit, apo nga zhgënjimi keni hequr dorë?
Është ende herët për të folur, por shpresoj që po. Kërcimi është një nga pasionet e mia dhe nuk besoj se do të heq dorë për diçka të tillë. Shpresoj shumë që vitin tjetër t’u tregoj të gjithëve aftësitë që kam në këtë fushë.
(ma.ar/Bluetooth/BalkanWeb)