Story i fundit i Ronela Hahatit duket si një deklaratë paksa thumbuese për disa nga kolegët e saj, të cilëve ka zgjedhur t’i drejtojë disa fjalë edhe pse ende nuk e dimë se cilëve në veçanti.
“Në të gjithë botën, gjithë artistët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin si artistikisht, si nga ana njerëzore. Më vjen keq të them që tek ne kjo ndodh në nota minimale, gati-gati inekzistente. Të qenit mendjemadh, fodull ndaj kolegëve nuk të bën kurrë më të suksesshëm. Të gjithë artistët jemi koshientë për ecurinë e këngëve tona dhe gjithë ‘fryerjeve’ që i bëni këngëve! Nuk fitoni asgjë, maksimumi një datë ekstra në Golem… Suksese këtë verë zogj!”, ka shkruar Ronela ndër të tjera.
Më tej, në një tjetër Instastory, artistja ka shprehur mbështetjen ndaj Albina Këlemendit , e cila do përfaqësojë vendin tonë në Festivalin e madh europian këtë vit me këngën “Duaje”. Madje Ronela i jep edhe disa këshilla.