Në eventin e këtij viti për Festivalin e Fundvitit në RTSh, fituesja e vitit të kaluar nuk ishte e ftuar.
Ronela Hajati në një intervistë ka folur pikërisht rreth kësaj teme. E ftuar në “Why Not”, ajo u shpreh se ende nuk e di arsyen se përse nuk e thirrën në event, që sipas saj iu duk si “larje goje pa kolinoz”.
Ajo shton se duhet të ishte e ftuar, duke qënë se ishte fituesja e një viti më parë.
“Nuk e di arsyen pse nuk më thirrën, mua më thirrën për të dhënë çmimin natën finale. Por unë nuk mund të jap çmim pa qenë në juri dhe nuk mund të jap çmim pa kënduar. Mu duk si larje goje por pa kolinoz. Është traditë shumëvjeçare, kushdo që të jem duhet të isha. Më shumë për qejf se unë nuk fitoja dhe as humbisja asgjë. Nuk dua të mendoj që është kjo Arbana pas kësaj se nuk e njoh personalisht, as më ka bërë gjë, as i kam bërë që të them mund të ketë ndonjë hatërmbetje apo inat të vjetër. Mendoj se ajo është tepër profesioniste, e rrahur në punë gjatë gjithë kohës me njerëz dhe sjelljet burokratike në media sa të bëhet aq e vogël që mos të më ftojë mua. Nuk mendoj se është kjo. Mund të ketë qenë një lloj vendimi që mbase dhe se kanë menduar. Këtë vit ka qenë Festival i përmasave gjigande dhe nuk kanë pasur mbase kohë të mjaftueshme për të menduar”, ka përfunduar Ronela.