Është një nga këngëtaret e cila merr vëmendje për çdo veprim të saj në botën e muzikës, Ronela Hajati sot mori vëmendje ndryshe.
Artistja përmes një postimi të ndjeshëm në Instagram ka përkujtuar babain e saj në 10-vjetorin e vdekjes.
Mes fjalësh prekëse Ronela ka shkruar se i mungon shumë babai i saj.
“Kjo është fotoja e fundit që kishim bashkë, sepse pas dy ditësh ti nuk ishe më. Në këtë foto ka shumë sëmundje, shëmti, trishtim, dhimbje.. ka shumë dhimbje në fakt. Por një gjë është e sigurt! Nuk ka asnjë foto që ka aq shumë dashuri sa kjo! Bëhen 10 vite që s’të kam dhe sa do doja vetëm një orë të të përqafoja pak! Kur lutem, pas Zotit te kam ty se e di që ti nuk do largohesh asnjëherë prej meje dhe e di jam njeriu që të ka dashur më shumë në botë! Të dua si përherë Busho!”, ka shkruar këngëtarja.