Prej kohësh nuk e kishim parë në ekranin e televizionit përveç skenës së teatrit. Romir Zalla mesaduket në shfaqjen e fundvitit në RTSH na dha shenjën e parë se ky vit do e gjente atë sërish në ekran. Kësaj here ai është rikthyer si moderator i Gardërob’ një emision i tipit late night show në televizionin ekonomik Scan TV.
Me një kohëzgjatje prej rreth 30 minutash, Garderob’ do të ketë në qëndër të vëmëndjes problematikat ekonomike të ndërthurura me aktualitetin shqiptar. Emisioni është i ndarë në 4 rubrika Me lug’ k’puce, N’sirtar, Rrongllat dhe Pa kollare rubrike kjo, cila do të ketë një të ftuar në çdo puntatë transmetimi.
Drejtuesi i emisionit, Romir Zalla na tregon më tepër i pyetur nga IMA mbi projektin e tij televiziv: “Thelbi është trajtojmë me humor fenomenin dhe problemet sociale dhe ekonomike si taksat, pronat, statistika, ofertat, mjedisi, reminitancat por edhe biznesi i vogël” shprehet ai duke i premtuar shikuesve se do të ketë edhe rubrika të reja që do të alternohen herë pas here.
Garderob’ vjen nën regjinë e Suela Bakos dhe do të transmetohet çdo të Martë ora 19.45 në SCAN TV si me ritransmetim në po të njejtën ditë ora 22.30.
/IMA/