Aktori i njohur Romeo Veshaj ka shprehur ndjenjat e tij për të dashurën Heidi Baci në një dedikim të veçantë me rastin e ditëlindjes së saj. Në një postim në Instagram, Romeo ka shkruar: “Edhe 100 vite të qeshura vajza me flokët e arta!”, duke e shoqëruar me një foto ku shihet duke e puthur Heidin në ballë. Më tej, ai shtoi: “Të dua dhe kur s’ta them”, duke shprehur dashurinë e tij në mënyrë të ndjerë.
Çifti u njohën gjatë pjesëmarrjes së tyre në edicionin e tretë të “Big Brother VIP”, dhe lidhja e tyre ka vazhduar të lulëzojë edhe pas përfundimit të spektaklit. Heidi ka lënë Italinë për të jetuar me Romeon në Tiranë, dhe dyshja kanë zgjedhur të qëndrojnë larg vëmendjes mediatike për të shijuar kohën së bashku.
Edhe pse fillimisht kishte dyshime nëse lidhja e tyre do të zgjaste pas “Big Brother VIP”, ata kanë treguar se janë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, duke u parë shpeshherë bashkë në publik.