Tirana do të jetë nën ritmet e rokut të “Rockstock Music Festival” nga data 24 deri më 26 shtator. 17 grupe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Kroacia e Ukraina do të përformojnë tek ish-Kolonat në sheshin “Nënë Tereza” në këtë maratonë rocku, siç e kanë quajtur organizatorët.
“E gjithë tendenca është që nga festival rajonal të kalojë në festival internacional, kjo sigurhst që ka atë projketin e vetë dhe duhen 4-5 vite, por të fillojë të dalë fjala se edhe Tirana ka një festival që pret të gjithë rokerët nga gjithë bota”, u shpreh Elton Deda, organizator i festivalit.
Disa prej pjesëmarrësve Gipsy Groove, Asgjë Sikur Dielli, Offchestra, Altin Goci & band, Shpat Deda, Renis Gjoka & band e “Tre muskëtierët” që janë Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda.
“Janë grupe të cilat e kanë treguar vetëvetën dhe e rëndësishme është që këta gjithmonë të përmriësojnë performancën duke shkuar në një nivel tjetër. Kjo mendoj se është gjëja më e mirë e festivalit. Ndërsa ‘Tre muskëtierët’ do të sjellin një këngë të re që quhet ‘Hey remember rock&roll’dhe që besoj se kur do të interpretohet ‘live’ do të dalë shumë bukur”, vazhdoi Deda.
Për t’i paraprirë festivalit, u shfaq në kinema “Imperial” dokumentari “Antologjia e rokut shqiptar”. Me ide të Elton Dedës dhe Erjon Zaloshnjës, realizuar nga Leandër Ljarja, historiku rrëfehet përmes zërave të disa prej protagonistëve të rock-ut shqiptar ndër vite.
Roku shqiptar nisë çuditërisht paralelisht me Amerikën. Ka grupe, jo në Shqipëri, ka grupe kosovare që janë para Rolling Stones që janë simbol i rokut, si grupi Marimanga që janë të viteve ’70-ta. Ne nuk i njohim shumë, prandaj është edhe ky dokumentar”, tregon regjisori Ljarja.
Top Channel