Edhe natën e fundit të Dance With Me, debatet nuk patën të sosur, kësaj here nga Roberti dhe Albërie Hadërgjonaj e cili e akuzonte atë se ishte një këngëtare e zhanrit tallava.
Jam e zonja t’i këndoj të gjitha – është shprehur Albëria, në momentin që Aliaj ka shprehur mendimin e tij.
“Jam kundër tallavasë dhe anti leccaculo. Poshtë tallavaja.”
Ky edicion i Dance With Me do të njihej si një nga më të përfolurit për debatet që ndodhnin midis jurisë dhe konkurentëve ku zhurmuesi kryesor ishte pikërisht artisti Robert Aliaj, anëtar i jurisë në këtë format kërcimi.