COVID-19 prek edhe setin e “Batman”. Aktori i njohur Robert Pattinson, i cili interpreton Batman ka rezultuar pozitiv me koronavirus tre ditë pas nisjes së xhirimeve të filmit. Lajmi është bërë i ditur nga revista ‘Variety’.
Menjëherë xhirimet e filmit janë ndërprerë. “Një anëtar i ekipit të produksionit të “Batman” ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe është vetëkarantinuar sipas protokolleve në fuqi”, tha “Ëarner Bros” në një njoftim për shtyp.
“Xhirimet janë pezulluar përkohësisht”, shtoi studioja, pa dhënë identitetin e personit të infektuar. Vanity Fair pretendon, sipas “burimeve të rangut të lartë”, se është aktori kryesor, britaniku Robert Pattinson.
“The Batman” do të duhej të shfaqej në qershor të vitit 2021, por është shtyrë për në tetor për shkak të situatës.