Artisti Robert Aliaj ka folur për jetën artistike, por ka komentuar edhe artin në tërësi në vendin tonë.
Aliaj theksoi se tallajava jonë ka shkuar në Eurosong me anë të këngës së Ronela Hajatit, duke shtuar se artistët tanë duhet të japin më shumë në aspektin social.
“Më vjen keq që tallavaja jonë me Ronela Hajatin shkon në Eurovizion. Nuk mundet që një minoritet që t’i japë sens gjithçkaje. Festivali europian nuk përbën status, ama është një urë që mund të japë mundësi. Sa i përket veshjes sime, mund të them se veshja tregon shumë për personalitetin, janë copëza të vogla, por me kuptime të mëdha.
VIP-at në Shqipëri vetëm marrin nga adhurimi që jep publiku dhe nuk japin në aspektin social. Unë jam i lirë, e të jesh i lirë do të thotë që opinionin publik ta barazosh me zero, jo se nuk i kushtoj rëndësi, por se përpiqem që të bëjë shumë për publikun në aspektin social”, deklaroi Aliaj.