Robert Aliaj ka folur për “Big Brother VIP”, programi që ka “gozhduar” shqiptarët para televizorit.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Aliaj deklaroi se ky program reflekton psikologjinë e turmës dhe ofron model shoqëror vulgar.
“Përfaqëson psikologjinë e turmës (Luiz Ejlli).
Zonja Sevim, foli për çështjen e feminizmit, emancipimi dhe barazia gjinore, që janë deformuar dhe keqkuptuar në Shqipëri.
Për mua, në asnjë rast nuk është fajtor formati. Formatet janë bërë qëllimisht për atë, për t’ju ofruar model shoqëror shumë vulgar, që është shumica në Shqipëri. Ajo është shoqëria shqiptare. Jemi ata dhe misioni i këtyre lloj emisioneve, është pikërisht evidentimi i nivelit shoqëror.
Fola për teorinë e psikologjisë së turmave. Edhe politika në Shqipëri e ka aplikuar teorinë e turmave. Turmat, te pikëpamja e anonimitetit dhe llogaridhënies që i karakterizon, politikanëve u konvenon, sepse nuk kanë më përgjegjshmëri, duke pretenduar që përgjegjësia është kolektive.
Shikoni çfarë reagimesh të ndyra ka në rrjetet sociale? Që bëjnë edhe gra dhe femra, që të shajnë me libër shtëpie. Komunikimi virtual nuk është më virtual, është e dënueshme kur t’i intimidon dikë. Është masive. Ajo që ndodh në Shqipëri, nuk ndodh këtu (në Belgjikë). Nuk të fyen kurrë një njeri kaq rëndë sa në Shqipëri.
Cfarë komentesh bëhen nga këto turma, kërcënuese edhe me jetë, njerëzve që janë kundër këtij personazhit Luiz…
Është një format që promovon gënjeshtrën.
Mënyra si i afrohemi vulgut, turmave, është në sistem. Që kur mendojnë çfarë do të shesim kemi menduar edhe ku do të shkojmë. Nuk ka interes njeri për një njeri të mençur”, deklaroi Aliaj.