Më të njëjtën mënyrë, Robert Aliaj Dragot, godet timonierët e artit dhe kulturës në Shqipëri. Kjo fletë-rrufe që ai ia drejton vetes vjen si reagim pasi Ministria e Kulturës nuk mbështeti financiarisht festivalin “48 orë”. Ai shkruan se është i padenjë të jetojë në këtë vend, kur personi i tij po përpiqet të grabisë taksapaguesit për të realizuar një festival filmi për të rinjtë.
“Unë”, shkruan Robert Aliaj Dragot, “jam një mikroborgjez, që propagandoj të vërtetën dhe kjo po më çon në rrugë të keqe.” Gjithë paudhësinë e tij, ai e derdh në katër paragrafe, që mund t’i lexoj çdokush që i bie rruga nga Pallati i Kongreseve.
Përtej ironisë, artisti, kërkon të zgjojë të bashkëatdhetaret e tij, reflektimin mbi mënyrën sesi trajtohen bërësit e kulturës. Kjo tabelë është në vazhdën e reagimeve që anëtar i jurisë së talent-shoë “Dance With Me”, bën në median e shkruar dhe atë vizive.
Autokritikën, Robert Aliaj Dragot do ta shëtisë në ccdo vend të populluar të Tiranës, me qëllimin e vetëm, të thotë fjalën e tij.
Marre nga Tv Klan