Edhe mbrëmjen e sotme nuk kanë munguar debatet mes anëtarit të jurisë Robert Aliaj dhe konkurrentëve. Ndonëse nuk munguan as thumbimet me Fiori Dardhën, të mbartura nga java e kaluar (lexo këtu) sot Roberti debatoi me Linda Rein. Pas performancës së çiftit të parë, Anais dhe Albi, Roberti kritikoi ashpër konkurrentët dhe u shpreh se në fakt se kur shikon performancat në spektakël ka nevojë për “oturak”. Ai mendon se duhet kërcyer më shumë me këngë shqiptare edhe pse në ditët e sotme muzika nuk është në nivelet më të mira, sipas tij.
Komentin e tij e ka pasur Linda Rei cila ka thënë se oturakun nuk e përdorin vetëm fëmijët por dhe njerëzit e mëdhenj në moshë duke iu referuar Robertit.
Përgjigja e Robertit ka qenë e menjëhershme:
“Kur ka njerëz si puna jote që bëjnë ndërhyrje, bëhem për oturak.”
Debati ka përfshirë edhe anëtarë të tjerë të kastit duke u kaluar në një diskutim të përgjithshëm mbi muzikën shqiptare./Blitz.al/