Reperi Rigels Rajku, gjithashtu i njohur si Noizy ka folur lidhur me protestën për vrasjen e Klodian Rashës, thuajse një javë më parë nga Policia e Shtetit. Ai shkruan se protesta ishte e politizuar, ndaj kishte një propozim për të gjithë kolegët e tij.
Ai kërkoi që ta kontaktojnë për të mbledhur fonde dhe për të mbledhur para për t’i ardhur në ndihmë familjes së Klodianit dhe prindërve të tij.
KLIKO KETU PËR TË PARË VIDEO-N KUR FLET STRESI
“Kush nga artistat do bashkohet me mua të ndihmojmë familjen e Klodianit? Më shkruani… Unë them të ndihmojmë atë familjen sesa të merremi me protesta për të mbrojtur bythët tona. Asnjë parti s’do na sjelli bukë tek shtëpia, secili person lugën e çon tek goja e vetë para se tek e tjetrit. Protesta është bërë politike edhe qorri e sheh…unë s’jam as me lali Erin, as me Edin, as me lali Lulin, as me lali Ilirin, unë jam me familjen time dhe të shtetit tim, të shkatërrojmë shtetin është të shkatërrosh shtëpinë tënde. Të ishim aq protestuesa të mëgjenj ne, duhet të dilnim në protestë në shumë e shumë raste të panumërta. Gjithsesi shumë do fillojnë me mesazhe si përherë duke sharë, por unë prapë them kush nga artistat është për të ndihmuar familjen e Klodianit? Unë nesër kam ndërmend të shkoj për vizitë,”-shkruan Noizy.
Ndërkohë që reperi tjetër, rivali i tij i përhershëm, Stresi është shpallur në kërkim pasi akuzohet si një prej organizatorëve të protestës. Sipas miqëve të tij, ai është duke u kërkuar nga Policia kudo me Hummer-a.