Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka kaluar një eksperiencë të gjatë si trajnere në talent-shown, “The Voice Australia”.
Në fillim të këtij viti, ajo udhëtoi për në kontinentin e largët, për të qenë në rolin e një prej anëtarëve të jurisë në atë që është kthyer në spektaklin më të ndjekur të talenteve në Australi.
Jessica Mauboy dhe Sebastian, dy nga pjesëtarët, tashmë kanë firmosur sërish kontratë për të qenë pjesë e sezonit të ardhshëm por organizatorët po punojnë për të rimarrë dhe Ritën.
Rita Ora confirmed as The Voice Australia coach after UK lockdown rule break – Aktuelle Boulevard Nachrichten und Fotogalerien zu Stars, Sternchen,…
Madje asaj i është ofruar një shumë e majme për t’u rikthyer. “Asaj i është ofruar deri në 1 milion dollarë në sezon, që është një tarifë marramendëse. Është joshëse në një botë ku nuk ka aq shumë para për të fituar në turne gjatë Covid-19“, tha një burim.
Megjithatë, këngëtarja me origjinë shqiptare ende nuk ka konfirmuar asgjë.
Ndërkohë, ajo ka lajmëruar fansat e saj se do të realizojë një koncert në majën më të lartë të Parisit, në kullën Eiffel në datën 30 të këtij muaji. Rita do të interpretojë live repertorin e saj të këngëve në një koncert virtual, biletat e të cilit kanë dalë tashmë në shitje.