Rita Ora ka folur për herë të parë për arsyet e “sherrit” të saj me Rihanna-n. Në një intervistë për gazetarin Louis Thereoux në BBC, këngëtarja shqiptare rrëfeu të vërtetën e marrëdhënies së saj me yllin e R&B, teksa disa vite më parë u përfolën për një zënkë që rezultoi me largimin e Rita-s nga kompania “Roc Nation”, që menaxhonte të dyja artistet në atë kohë.
Në fakt, këngëtaret ishin nën kontratë me kompaninë e Jay Z, por Ora i hodhi ata në gjyq në vitin 2015, duke kërkuar që të lirohej nga kontrata pasi ndihej e lënë pas dore nga produksioni. Megjithatë, “Roc Nation” bëri një kundërpadi me vlerë 2.3 milonë dollarë ndaj shqiptares, duke pretenduar se ajo nuk kishte bërë mjaftueshëm muzikë prandaj nuk kishte marrë shërbimin që kishin rënë dakord. Në fund palët e zgjidhën çështjen mes tyre.
Në intervistën e fundit, Ora tregoi anën e saj të historisë në lidhje me shtëpinë diskografike dhe Rihanna-n, duke u shprehur:
“Nuk e di. Kisha regjistruar për 2-3 vite me ta. Ishtë një momenti kur diçka do të ndodhte, xhirova një videoklip, por në momentin e fundi ata e hodhën poshtë. U ndjeva mjaft e zhgënjyer dhe sikur i kisha lënë në baltë”
Theroux më pas tha: “U raportua në atë kohë se e gjithë muzika e label-it shkonte tek Rihanna. Ajo ishte artistja më e rëndësishme, ajo të refuzonte, po ashtu edhe mbante peng këngët e të tjerëve. Rezultati ishte që ti as nuk e dije, por ajo mund të kishte një problem me ty’.
Gjithsesi, Rita u përgjigj kështu: “Nuk mund të flas për njerëzit e tjerë, por mendoj se publikisht ata përpiqen gjithmonë që të vendosin vajzat kundër njëra-tjetrës. Nuk jam asgjë më shumë se sa një fanse e Rihanna-n, e kam respektuar dhe do ta respektoj gjithmonë”.
Kështu, këngëtarja shqiptare mohon që ka pasur një zënkë me artisten e famshme, edhe pse në fakt ndoshta diçka ka ndodhur mes tyre, por thjesht Rita ka zgjedhur që ta hedhë pas krahëve.