Rita Ora është vërtet e shqetësuar ditët e fundit, se e shkuara e saj e çmendur mund t’i rrezikojë vendin në jurinë e “XFactor”.
“Daily Star” shkruan se një video e vjetër, por e publikuar së fundmi, ka vënë në siklet këngëtaren me origjinë shqiptare.
Në këtë video, Rita Ora shfaqet brenda një automjeti duke kërcyer në mënyrë sensuale me të brendshme, pas të cilave është stampuar një smiley.
“Dialy Star” shkruan se videoja është e hershme, kur këngëtarja ishte më e re. Mirëpo, video si këto ka plot për Ritën dhe tashmë ajo rrezikon seriozisht vendin si pjesëtare e jurisë në “XFactor”.
Marrë nga Panorama