Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka vendosur të ngrijë vezët e saj për ta pasur më të lehtë t’i përkushtohet karrierës, ndërsa ardhja në jetë e një fëmije është lënë në një moment të dytë.
Në një intervistë për “The Independent”, Rita ka treguar arsyet që e shtynë të marrë këtë vendim ndër to dhe traditën kosovare të familjes së madhe.
“Do të doja të kisha një familje të madhe dhe të bukur. Në kulturën kosovare, të kesh fëmijë është e rëndësishme dhe unë mendoj se si gra, ne kemi shumë presion në mënyrë të pandërgjegjshme sepse mendojmë se kjo është detyra jonë: të japim jetë. Pra, thjesht nuk doja të shqetësohesha për këtë pjesë të jetës sime, ndaj bëra ngrirjen e vezëve. Mendoj se është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, – ka rrëfyer ajo.
Në momentin që flasim këngëtarja është në një lidhje me Taika Waititi, madje disa media shkruajnë se gjërat mes tyre janë serioze.