Rita Ora ka nisur një lidhje dashurie me komedianin Taika Waititi.
“People” raporton se 45-vjeçari dhe 30-vjeçarja janë fotografuar shumë pranë njëri-tjetrit duke shtrënguar duart dhe duke ngrënë mëngjes, në Sydney, Australi, aty ku këngëtarja shqiptare ndodhet për xhirimet e The Voice Australia.
Dyshja janë përfolur edhe më herët për një romancë mes tyre. Dyshimet e para nisën që pas një postimi të Ritës ku me një fotografi me Waititin, shkruante:
“Kohë të bukura dhe njerëzit që dua!”